“Mjeku popullor që shëron me të prekur”, 5000 euro për të ngelur shtatëzënë

Aktualitet
“Mjeku popullor që shëron me të prekur”, 5000 euro

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave. Gazetarja e kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartëvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një lokal, por ai kishte vetëm një kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqëruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Ajo pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra. Top Channel

ME TE LEXUARAT