Me 35 kg droge ne makine, si u zbulua doganieri i “Tre Urave” ne Qafe Bote

Aktualitet
Me 35 kg droge ne makine, si u zbulua doganieri i “Tre Urave” ne

Policia e Sarandës ka dhënë informacion më të detajuar për arrestimin e një doganieri për trafik droge në Qafë Botë të Sarandës.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar gjithsej 34.55 kilogramë kanabis dhe një armë zjarri. Për rrjedhojë, policia ka vënë në pranga një doganier të pikës doganore “Tre Urat”, Përmet që transportonte lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Qafë Botë – Sarandë

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit. Sekuestrohen 34.55 kilogramë kanabis dhe një armë zjarri.

Policia vë në pranga një doganier të pikës doganore “Tre Urat ” Përmet që transportonte lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.

Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

ME TE LEXUARAT