Çifti vret bodybuilder-in me veglat e palestres per t’i marre Rolex-in

Bota
Çifti vret bodybuilder-in me veglat e palestres per t’i marre

Një burrë e një grua dolën në gjyq në Britani për rrahjen për vdekje të një apasionuari pas bodybuilding, teksa kërkonin t’i vidhnin orën Rolex.

Christopher McDonald e Aliysa Ellis bashkëpunuan për t’i grabitur Paul Tong, orën, paratë e drogat një vit më parë, ndërsa të afërmit e kishin gjetur trupin e tij në shtëpi në një pozicion të shtrembëruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një kuti boshe ore Rolex u gjet në një dhomë.

Ai kishte të prera dhe plagë në kokë, brinjë të thyera dhe organe të dëmtuara nga goditjet e fuqishme me hekurat e palestrës që mbante në shtëpi.

Hetuesit thanë: “Ellis e dinte se Paul Tong shpërndante droga dhe mbante para e sende të tjera në dhomën e gjumit, prandaj ajo bashkëpunoi me McDonald për ta grabitur.

“Paul u bë objekt i një sulmi të dhunshëm dhe më pas çifti e la atë gjysmë të vdekur në dhomën e gjumit”.

Ellis pranoi se e kishte vizituar më parë Tong për të blerë droga, siç kishte bërë dhe McDonald.

Ata u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia dhe grabitje me dhunë.

ME TE LEXUARAT