Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ndryshimi i fundit i Instagram-it: Ç’do te ndodhe me mesazhet

Një nga avantazhet e rrjeteve sociale lidhet me mundësinë që na japin për t’u aksesuar si nga kompjuteri ashtu dhe nga celulari. Nëse do ta karikosh në paqe telefonin dhe të mos e prekësh të paktën 1 orë, mund të pëlqesh një foto Instagram-i nga lap top-i.

Mund të postosh foto dhe statuse në Facebook, ashtu siç mund të shkëmbesh mesazhe në Messenger. E vetmja gjë që s’bëjmë dot (të paktën deri tani) është të flasim në DM (Direct Message) të Instagram-it nga kompjuteri!

Sot, DM është mënyra më popullore e komunikimit, jo vetëm për njohje me njerëz të rinj, por ndërveprimit me miqtë dhe familjen në tërësi. Deri dje, mund të dërgonim mesazhe në Instagram vetëm nga celulari, pasi nëse e hapje profilin në kompjuter, nuk kishe asnjë opsion që ta krijonte këtë akses. Dje, (14 janar) plaftorma konfirmoi se po kryen testime që përdoruesit të mund ta përdorin DM edhe nga ekrani i kompjuterit. Ky opsion aktualisht po përdoret nga numër i limituar përdoruesish, derisa ndryshimi të jetë i përfunduar!

Kur kjo të ndodhë ti do të shohësh inbox-in që shfaqet në ekranin e kompjuterit dhe do të mund të kthesh mesazhe, dërgosh foto apo edhe të krijosh grupe pa qenë nevoja të përdorësh celularin.

Versioni i DM-ve të web-it do të jetë i njëjtë me atë që na shfaqet kur hapin Instagram-in nga smartphone-i.

Momentalisht, kompania po e teston ndryshimin në një numër të vogël përdoruesish. Nëse gjithçka shkon mirë, shpejt do të vësh re ndryshimin!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.