Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Lamtumire Xhevdet Ferri, porosia e fundit e aktorit: “Nuk dua ceremoni shtetërore”

Trimi te “Përrallë nga e kaluara”…fragment nga filmi “Përrallë nga e kaluara”, Agron Shkaba te “Hijet që mbeten pas” …fragment nga filmi…Gori te “Dhe vjen një ditë” apo Martini te “Treni niset në 7 pa 5” janë vetëm disa nga karakteret që Xhevdet Ferri mishëroi në kinemanë para dhe pas vitit 1990.

Lamtumira e fundit iu dha paraditen e së premtes. Nderimet e fundit familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët në 30 vite jetë si aktor, pedagog, politikan, drejtor i Teatrit Kombëtar, Qendrës Kombëtare të Kinemasë dhe bashkëthemelues i shoqatës së kineastëve, i bën në banesën e tij, në një ceremoni private, ashtu sic ishte edhe deshira e tij e fundit.

Sot, kur Xhevdet Ferri nuk jeton më, aktorë e regjisorë e përkufizojnë si euridit.

Në sytë e regjisorit Mevlan Shanaj, Xhevdet Ferri ishte aktori që lind-te shenjë në çdo pjesëmarrje të tij në shesh xhirim, si nën kostumin e aktorit kryesor edhe jo.

Rrugëtimin artistik e nis me teatrin e Durrësit, filmin e parë e bëri me Dhimitër Anagnostin, në ekranin e madh të kinemasë veshi kostumin e 19 personazheve, me të fundit rol, atë të prokurorit në “Kërkim të kujt”.

LEXONI EDHE:
“O kapiteni im”, vajza e aktorit Xhevdet Ferri poston foton me mesazhin prekes

“Dje i shkova ne spital” Ndriçim Xhepa tregon semundjen qe i mori jeten Xhevdet Ferrit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.