Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Lajm i keq per shoferet, patentat nuk do kene vlefshmeri 10-vjecare

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në tryezën për analizën e situatës dhe prezantimin e masave, qër përfshijnë ndryshime në Kodin Rrugor, për rritjen e sigurisë rrugore, paralajmëroi edhe vënien dorë tek Autoshkollat.

Ai tha se në shumë raste Autoshkollat nuk plotësojë detyrimet ligjore për të përgatitur shofere të zotë.

Një aspekt tjetër ku mendojmë që duhet të fillojmë të diskutojmë është kërkimi i masave dhe i mënyrave për të rritur përgjegjësinë e Autoshkollave në përgatitjen e drejtuesve të automjeteve.

Nuk ka vetëm thashetheme, por ka evidencë që në shumë raste Autoshkollat nuk plotësojnë detyrimet ligjore për të përgatitur drejtues automjetesh, të cilët janë të aftë për të drejtuar dhe janë të përgjegjshëm për të dalë në rrugët e vendit me një armë të madhe që është automjeti.

Automjeti në shumë raste është një armë në vetvete, kur përdoret keq. Synohet të kërkojmë e të gjejmë mënyrë për ta lidhur profilin e një shkolle të caktuar, kredibilitetin e kësaj shkolle, me rezultatet që dëshmojnë në qarkullim nxënësit e saj.

Masat drastike për forcimin e sigurisë rrugore, mund të përfshijnë edhe akreditimin e Autoshkollave.

Mendojmë që të propozojmë zgjidhje që kanë të bëjnë me akreditimin e Autoshkollave. Këto janë institucione që trajnojnë njerëz dhe këto duhet të jenë të licencuara, jo vetëm, por do të jenë dhe të akredituara dhe do të jenë përballë këtij presioni ligjor, publik, pozitiv që do thuhet ‘në qoftë se nxënësit tuaj dëshmojnë paaftësi, atëherë edhe shkollat përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur dhe kreditet e tyre do të vijnë drejt zbritjes deri sa në një moment të caktuar mund t’u thuhet që licenca e dhënë nuk vlen më, për arsye se ju, në vend se të prodhoni drejtues automjetesh, keni prodhuar probleme për qarkullimin dhe për sigurinë e qytetarëve’.

Lleshaj la të nënkuptohet se mund të rishikohet edhe koha e vlefshmërisë së patentës që aktualisht është 10 vjet.

Një rubrikë tjetër e rëndësishme do të jetë rritja e përgjegjshmërisë dhe aftësive për përdoruesit e rrugës. Ne kemi ende përdorues rruge, të cilët nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Dhe rritja e përgjegjshmërisë së përdoruesve të rrugës, duke përfshirë nga drejtuesit e automjeteve tek qytetarët, kërkon një program të gjerë masash, që do të përfshijnë edukimin, në shkolla.

Teste të vazhdueshme; ka ardhur koha të mendojmë për testet psikologjike, të cilat në rastet e drejtuesve që nuk plotësojnë, nuk sillen në përputhje me normat ligjore, por nganjëherë nuk sillen, ose tejkalojnë edhe disa norma të tjera të tjera të sjelljes në rrugë. Ka ardhur koha për të menduar, edhe për testet psikologjike që tentojnë të verifikojnë stabilitetin e sjelljes së tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.