"Kurre mos e kapni qenin nga qafa", vajza kafshohet ne fytyre dhe perfundon me 40 qepje

Bota

Dashuria për kafshët mund të ketë një limit, të paktën këtë dëshmon edhe historia e fundit e një 17-vjeçareje.

Lara Sanson, nga Argjentina, postoi ne Twitter, fotot teksa ishte kafshuar ne fytyrë nga qeni i saj dhe shkroi: Fotografimi më shkoi keq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lara ishte duke pozuar me qenin e saj, rracë Shepherd gjerman, kur teksa e kishte kapur qenin nga qafa për ta përqafuar, ky i fundit ia nguli dhëmbët në fytyrë duke e lënë me shenja për të cilat iu deshën 40 qepje.

Momenti i tmerrshëm, kur qeni kafshon adoleshenten është kapur nga aparati dhe ajo ka ndarë incidentin e saj në Twitter, ku komentet kanë qenë të shumta.

Lara iu nënshtrua një operacioni dy orësh, ku u qep në fytyrë dhe brenda gojës për shkak të dëmtimeve të mishrave. E megjithatë, e reja tha për “La Nacion” se nuk kishte ndjerë shumë dhimbje në momentin e kafshimit.

Por, Lara shprehet gjithashtu se qeni i saj nuk ishte fajtor dhe nuk ka ndërmend ta dëbojë nga shtëpia, pasi ishte faji i saj që e kishte trembur me shtrëngimin rreth qafës.

Që nga shpërndarja e imazheve në Twitter, postimi i Laras ka gjeneruar më shumë se 337 mijë reagime, ku ajo që bie në sy është këshilla e njëjtë nga pronarë të kafshëve shtëpiake, “Mos e përqafoni kurrë një qen nga qafa, pasi instinkti i tyre është që po sulmohen.”

ME TE LEXUARAT