Kukulla me e njohur ne bote, Elsa, kthehet ne makth per familjen

Soft

Një familje në Huston, SHBA, ka kaluar një panik të madh me dhuratën e vajzës së tyre, kullën ‘Elsa’ nga filmi “Frozen” i Disney.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kukulla u kthye shpejt në një makth për familjen, e cila nuk ngurroi ta postonte këtë histori gati të frikshme në rrjetin social Facebook.

Emily, mamaja, ia kishte bërë dhuratë vajzës së saj Aurelia kukullën ‘Elsa’, por kurrë nuk e kishte menduar se mund të kthehej në një tmerr të tillë.

Ajo ka shkruar në Facebook:

“Fillimisht kukulla filloi të na çudiste kur nisi të këndonte në spanjisht edhe pse ishte e fikur. Me lejen e vajzës tonë vendosëm që ta hidhnim kukullën në plehra, por kjo kukull e gjeti rrugën për t’u kthyer në shtëpi, jo një herë por dy herë.

Burri im, Mat, e hodhi këtë kukull disa javë më parë dhe pas pak ditësh e gjetëm brenda shtëpisë poshtë një stoli.

Të habitur dhe pak të frikësuar vendosëm që herën e dytë të siguroheshim dhe e mbështollëm në dy qese njëra pas tjetrës, e vendosëm poshtë plehrave të tjera dhe e hodhëm ditën e mbledhjes së mbeturinave.”

Më pas familja shkoi me pushime, duke menduar se e lanë pas këtë histori, por kur u kthyen në shtëpi e gjetën kukullën sërish aty.

Emily tregon:

"Ishim jashtë qytetit dhe e harruam këtë ngjarje. Kur sapo u kthyem vajza ime më tha “Mami kukulla është sërish në oborrin e shtëpisë”.

Mendova me vete: Çfarë, si ka mundësi?!”

Pas kësaj, familja vendosi që mënyra e vetme për ta hequr qafe këtë kukull të kthyer në makth ishte ta postonin tek shoqja e tyre, Chris, e cila jeton 1500 milje larg tyre.

Emily konfirmoi se Chris që nga momenti kur ka marrë ‘Elsën’ e ka ngjitur këtë kukull në sediljen e makinës së saj që të sigurohet se nuk do të lëvizë.

Çuditërisht njerëzit u tronditën nga postimi i kësaj historie në Facebook, duke shtuar komente nga më të ndryshmet, duke kujtuar edhe që kukullat mund të jenë goxha të frikshme, kjo së paku nga filmat e shumtë që janë bërë rreth tyre dhe mundësisë që ato të kenë ndjeshmëri.

ME TE LEXUARAT