Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kina leshon satelit ne hapesire, do te transferoj te dhena prej 10 GB per sekonde

Kina lëshoi një satelit të komunikimit në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 GB për sekondë.

Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), sateliti në fjalë është lëshuar në orbitë nga Qendra e Lëshimit të Sateliteve Jiuquan në juglindje të vendit me anë të raketës Kuaizhou-1A.

Sateliti i prodhuar nga kompania hapësinore Galaxy Space, do të zhvillojë aktivitetet në orbitë të ulët dhe në sekondë do të transferojë të dhëna prej 10 GB. Sateliti planifikohet të përdoret në vendet ku hasen vështirësi të komunikimit si oqeane, trena të shpejtë dhe avionë.

Satelitët e orbitës së ulët vendosen në orbita që janë në largësi prej 2.000 kilometra nga toka.

Kina e cila u përfshi në “garën hapësinore” pas SHBA-së dhe Rusisë, me anë të projekteve ambicioze si satelitë të perceptimit të largët, pozicionimit global, vëzhgimit, ndërtimin e një stacioni të përhershëm hapësinor në orbitë, eksplorime në Hënë, eksplorime në Mars dhe Jupiter synon që në vitin 2045 të jetë “liderja e hapësirës”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.