Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Gruaja shtatzene rrefen tmerrin: Me grici me xham ne fytyre

Jetmira Gega ka rrëfyer tmerrin që pa me sy kur dy hajdutë iu futën në shtëpi mbrëmjen e djeshme! Ajo ndodhej e vetme në shtëpi vetëm me dy fëmijët.

Gruaja është dhunuar nga agresorët dhe është çarë me xhamat e dritares duke u kërcënuar nga ata.Dëshmia e gruas:

“Rashë për të fjetur rreth ores 8 të darkës. Nga ora 22:30 dëgjoj zhurmën e thyerjes së xhamit të kzhinës. Gjëja e parë që bëra ishte kyçja e fëmijëve në dhomë dhe dola për të parë se çfarë kishte ndodhur. Kur hyra në kuzhinë pashë dy burra, njëri i fshehur pas sobës e tjetri në këmbë.

Tentova të dal por njëri më kapi nga dora dhe më përplasi pas murit. Më pas vjen tjetri dhe më pret flokët me gërshërë duke më thënë: “Kemi ardhur për çështje borxhi…”. Ndërsa tjetri më grici me xham në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova kërkova ndihmë te xhaxhai i burrit”, rrëfen Gega pas kamerave

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.