13-vjeçari emocionon me fjalimin, babai i tij vdiq nga rrezimi i avionit ne Iran

Bota

Pak më shumë se një javë më parë në Iran u rrëzua një avion dhe 176 pasagjerët që ndodheshin në të humbën jetën. Mes viktimave ka qenë edhe babai i 13-vjeçarit Ryan Pourjam, i cili humbi të atin Mansour Pourjam.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për përplasjen e 8 janarit, Irani fillimisht u shfajësua teksa tha se aeroplani ishte rrëzuar nga një mosfunksionim i motorit të tij, por më vonë pranoi se ai u qëllua gabimisht mes tensioneve të ngritura me ushtrinë amerikane.

Këtë të mërkurë, Ryan mbajti një fjalim emocional në një shërbim përkujtimor për të atin në Universitetin Carleton, ku Mansour Pourjam kishte fituar çmim në kërkimet biologjike, për të punuar më pas si dentist në Otava, sipas raportimit të “The Ottawa Citizen”.

Ryan tha që babai i tij ishte një person tepër pozitiv dhe se dëshira e tij në këto momente të dhimbshme do të ishte që edhe ne njerëzit e dashur të tij të ishim optimistë e të fortë.

13-vjeçari tha:

"Babi më thoshte gjithmonë që të isha optimist si në kohëra të errëta ashtu edhe në të mira, si për shembull kur ngecnim në trafik, ai gjithmonë mundohej të më qetësonte me optimizmin e tij.

Nuk dua të flas për gjëra të këqija sot, sepse unë e di që nëse babai im do të ishte gjallë, dhe nëse dikush tjetër do të vdiste në atë përplasje, babi do ishte këtu duke mbajtur një fjalim për gjëra të bukura dhe jo ngjarje të trishta.

Ai ka kaluar nga një tragjedi në tjetrën, nga një mur në tjetrin dhe sërish qëndroi i fortë. Babi im ishte i mahnitshëm dhe ne e donim shumë njëri-tjetrin.

Jemi mbledhur të gjithë këtu, një javë pas tragjedisë së tmerrshme dhe ende nuk mund ta besoj që ai ka vdekur. Ndihem sikur po ëndërroj. Por unë e di se nëse do të shifja ëndërr dhe babi do më zgjonte, padyshim që do të më thoshte “Është gjithçka në rregull dhe gjithmonë do të jetë, mos u mërzit.”

ME TE LEXUARAT