Palmer takon Yuri Kim: Shqiperia, qendrim te guximshem ndaj Iranit

Aktualitet

I dërguari I veçantë I SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer është takuar ditën e sotme me ambasadoren e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Sipas asaj që poston ambasada amerikane në Tiranë, në takim është diskutuar për qëndrimin e Shqipërisë mbi Iranin dhe për përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

#SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë në postimin e saj të fundit në Facebook.

ME TE LEXUARAT