SHBA reagojne pas vendimit te Shqiperise per debimin e dy diplomateve iraniane

Aktualitet

Një ditë pasi qeveria shqiptare bëri të ditur vendimin për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, ka ardhur edhe reagimi nga SHBA përmes Zëdhënëses se Departamentit Amerikan të Shtetit, Margan Ortagus.

Martan Ortagus shkroi në Twitter:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy iranianët e ashtuquajtur diplomatë. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë.”

Shtetasit iranianë me funksionin “diplomatë” që u dënuan nga Shqipëria ishin Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati.

Pas këtij lajmi “Zëri i Amerikës” raportoi se këta dy shtetas kanë shërbyer si bashkëpunëtorë të gjeneralit iranian Qassem Suleimani, të vrarë nga SHBA para pak ditësh.

ME TE LEXUARAT