Kriza politike/ Basha: 9 kushtet e Bundestagut, rruga e vetme

Aktualitet

Pas takimit me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mire në BE, Oliver Varhelyi, kryetari I Partisë Demokratike u shpreh para mediave se, 9 kushtet e Bundestagut janë rruga e vetme për ti dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend.

“Zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve sipas një reforme sipas kushteve të Bundestagut dhe çelja e negociatave janë prioritetet kryesore. E mirëprita ndihmën e BE për marrëveshjen e reformës zgjedhore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pa kthyer legjitimitetin në institucionet kryesore të vendit nuk do të ketë as zhvillim, as punësim, as ekonomi e as emigracion masiv.

Ne jemi të vendosur ti japim fund krizës politike dhe për të lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut”, u shpreh Basha.

"Qëndrimi ynë i pandryshueshëm: me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme", shtoi lideri i opozitës.

ME TE LEXUARAT