"I thashe jemi te njejte", Mozzik takohet me Veselin dhe tregon detajet
Edhe pse bëjnë pjesë në fusha krejt të ndryshme me sa duket janë të njëjtë, të paktën kështu ka deklaruar reperi Mozzik pas takimit gju më gju me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Në llogarinë e tij të Instagram, Mozzik ka publikuar foto nga takimi, të cilat i ka shoqëruar edhe me detaje se çfarë i ka thënë Veselit në një kohë kur Kosova “zien” për krijimin e qeverisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mozzik e quan Veselin njeri të fjalës dhe burrë shteti:
“Nuk është Luli i Migjenit, është Luli i idealit ,i sakrificës , i luftës, i shtetformimit , është njeriu që s’ u lëkund kurrë nga ideja e të qenurit njeri i fjalës, burrë i shtetit.
Me Komandant Lulin ( Kadri Veselin )
I thash edhe pse profesionet e ndryshme i kemi , por parimet i kemi njësoj , të pathyeshëm , të pa lëkundur , të dashur për njerëzit , të moralshëm e familjar .
Harrova edhe parimin kryesor :
Qe se njohim frikën. Të uroj gjitha të mirat Komandant”
Reperi nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen e tij për Veselin, ashtu siç bëri edhe zgjedhjet e fundit me 6 tetor te vitit që lamë pas.