Dalin pamjet e atentatit ne Tropoje, si u vra biznesmeni biznesmeni Guxim Gjyriqi

Aktualitet

Publikohen pamje të vrasjes së Guxim Gjyriqit në Tropojë. Sipas Abc News, vrasësi ka qenë profesionist dhe në trupin e viktimës janë gjetur 13 predha. “Arma është përdorur nga një vrasës profesionit. Në skenën e krimit kishte ende gjurmë gjaku.

Është qëlluar disa herë në drejtim të tij, është hedhur i gjithë karikatori i pistoletës. Ky është pozicioni nga ka ardhur autori dhe ka qëlluar viktimën, janë ende gjurmë e gjakut. Aty po ta shikoni do ta shihni se është përkulur viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka një predhë në pjesën e parme dhe tre të tjera në pjesën tjetër, që lë dyshimin se ka qëlluar dikush tjetër, por ende nuk ka dalë nga hetimet. Janë dy predha në pjesën e poshtme, por një predhë në pjesën e sipërme, nuk e shpjegonin dot ekspertët që ishin aty. Tre predha te karburanti, tre te farmacia, një në kofanon e makinës, dhe tre të tjera në tokë.

Viktima ka 13 predha në trup. Eshtë qëlluar edhe gjatë kohës që ka qenë në këmbë, por edhe në kur ka rënë në tokë. Nuk është e vërtetë që ka folur viktima para se të vritej. Kur ka erë të forta, ka bërë që të ketë dyshime, që kjo mund të mos jetë dëgjuar gjurma. Viktima është gjetur pas 40 minutash nga nipi i vet.

Ai ka shkuar në spital me jetën e humbur. Një nga dëshmitarët ka thënë se ka kujtuar që ishte një i dehur. Më vonë kur ka shkuar njeriu i vet ka njoftuar policinë. Ky 40 minutëshi u ka dhënë kohë autorëve të largohen. 2 mjete janë të të kapura”, tha Hoxha.

Më tej ai vijoi duke shpjeguar se çfarë tregojnë këto pamje.

“Tregojnë orarin kur ka ndodhur ngjarja. Kufoma është gjetur 40 minuta pasi ka ndodhur vrasja. Në këtë kohë ata kanë pasur mundësi të largohen me shpejtësi nga Morina, nga Qafa e Luzhës për në Krumë dhe Kukës. Aty ka një urë që mund të bllokohej. Mund të shihen edhe kamerat që ka pasur në këto drejtime.

Autorët kanë lënë mbrapa një makinë të djegur që shohim në pamje. Kjo është makina e të dhe jo e para.

Nga informacionet me rezulton që njëra nga makinat e dyshuara ka dalë nga Qafa e Morinës dhe ka hyrë në Gjakovë dhe është futur sërish në Golaj dhe ka marrë pjestarin tjetër të grupit që ka djegur Ford Fiesta. Dogana është shumë afër aty.

Nëse shikoni, në automjetin e parë që nukë shtë fiksuar në skenën e krimit nga dëshmitarët. Autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Guximit, sepse ai nuk mbrohej dhe lokali qendronte hapur deri pas mesnate“, vijoi gazetari.

ME TE LEXUARAT