Del emri, makina aksidenton per vdekje emigrantin shqiptar ne Itali

Aktualitet

Nje emigrant shqiptar ne Itali u aksidentua rende teksa kishte dalë për shëtitje. Pas ngjarjes ai humbi jetën tragjikisht. Viktima është një shqiptar në Emilia të Italisë, i quajtur Halim Sulejmani 63 vjeç.

Shqiptari kishte dalë për shëtitje mbrëmjen e së mërkurës, kur u përplas për vdekje nga një makinë. Hetuesit, të cilët rindërtuan dinamikën e aksidentit, thonë se shoferi i makinës Benz nuk e vuri re 63-vjeçarin që po ecte në anë të rrugës dhe e goditi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përplasja ishte aq e fortë, saqë shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Shoferi kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur dëgjoi zhurmën. Sipas deshmise, fillimisht ai mendoi se kishte përplasur ndonjë kafshë, por më vonë pa se kishte aksidentuar 63-vjeçarin.

Pas njoftimit ekipet e emergjencës që shkuan në vendngjarje, u përpoqën për të mbajtur në jetë Halim Sulejmani, por fatkeqësisht përpjekjet nuk dhanë rezultat.

Drejtuesi i makinës që përplasi shqiptarin, përsëriste vazhdimisht: “Nuk e kam parë, nuk e kam parë”. Sipas kodit italian, ai po hetohet për vrasje në rrugë.

ME TE LEXUARAT