Çiljeta i jep fund lidhjes me Alban Hoxhen?

Showbiz

Çiljeta Xhilaga ka ndërmarrë një vendim drastik për sa i përket rrjetit social Instagram. Këngëtarja ka fshirë të gjitha fotot, përfshirë edhe ato me partnerin e saj Alban Hoxhën.

Menjëherë pasi Çiljeta zhduku foto u ngritën dyshimet se mes çiftit ka marrë fund lidhja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo publikoi disa javë më parë në Instagram vetëm një foto me portierin, pas shumë vitesh lidhje.

Dhe gjatë marrëdhënies së tyre në media është përfolur disa herë se ata janë ndarë, por gjithmonë i kemi parë sërish bashkë.

Nuk dihet nëse ky është thjesht një vendim i këngëtares për të fshirë gjithçka nga rrjeti social apo ka lidhje me partnerin e saj. Gjithçka mbetet për tu konfirmuar.

Ndërsa këngëtarja pasi fshiu të gjitha fotot e vjetra, publikoi një të re ku shfaqet e veshur m një fustan të zi elegant ku duket shumë seksi.

ME TE LEXUARAT