Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

SPAK heq dore/ U vra ne rrethim nga RENEA, dosja e Kacifas kthehet ne Gjirokaster

Dosja e vrasjes së Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, është transferuar nga prokuroria e SPAK në prokurorinë e Gjirokastrës. Vendimi është marrë pak kohë më parë nga Prokuroria e Posaçme, duke bërë që për dosjen në fjale të shpallet moskopetenca dhe të çohet për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Gjirokastrës. Prokuroria e Gjirokastrës ka në organikën e saj vetëm dy prokurore dhe ende nuk është marrë në analizim prej tyre. Dy prokurorë në Gjirokastër përballojnë 1500 çështje të regjistruara në vit. Por çështja ende nuk është marrë në shqyrtim nga prokurorët e Gjirokastrës, kështu që aktualisht, dosja është pa prokuror.

Kacifas u vra më 28 tetor të vitit 2018 në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Ai u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila mori zonën nën kontroll, ngjarje e ndodhur më 28 tetor 2018.

Grupi hetimor që kishte më herët në dorë dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë të shkrirë dhe të shndërruar në SPAK, arritën në konkluzionin se Reparti RENEA nuk shkeli ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit më 28 tetor 2018 kur neutralizoi ekstremistin Kostandino Kacifas që qëllonte me armë ndaj policisë në Bularat të Gjirokastrës. Kallëzimin e bënë familjarët e tij, të cilët pretendojnë se policia e vrau atë edhe pse mund ta shmangte vrasjen duke e plagosur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet