Meta: Kambanat e alarmit po bien, “Ky eshte rreziku i vertete rus”

Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin parashikohej se në vitin 2100 Shqipëria do të mbetet me vetëm 512 mijë persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta shkruan në “Facebook” se “kambanat e alarmit po bien”, duke e cilësuar shpopullimin e Shqipërisë si rrezikun e vërtetë rus.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!

ME TE LEXUARAT