Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Keshilli Politik, SHBA: Zgjedhje te jene te lira nga mashtrimi

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas takimit mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës dhe krijimit të Këshillit Politik për të zgjidhur ngërçin e reformës zgjedhore.

‘Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

loading...

Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.

Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni’, thuhet ne deklaraten e ambasades se SHBA.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet