Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit - Lajme te Fundit nga Shqiperia

I vuri flaken vetes para Parlamentit Europian, shqiptari bertiste “padrejtesi, padrejtesi…”

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Strasburg përpara selisë së Parlamentit Europian. Një burrë rreth 39-vjeç është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Mediat vendase raportojnë se 39-vjeçari që kreu aktin ekstrem është me origjinë shqiptare. Stafi i sigurise dhe zjarrfikësit në detyrë në hyrje të institucionit të lartë europian ndërhynë menjëherë duke shuar flakët. Pavarësisht kësaj, shqiptari pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

Një ambulancë e mbërritur në vendngjarje mori personin e dëmtuar dhe e dërgoi me urgjencë në spitalin Hautepierre.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, ka thene se flakët e rrethuan trupin e tij për rreth dhjetë sekonda. Mësohet se shqiptari ka bërtitur “padrejtësi” para se ndërmerrte aktin ekstrem.

Shqiptari kishte me vete një valixhe që përmbante vetëm pasaportën dhe sendet e tij personale, por asnjë send të rrezikshëm. Dna.fr shkruan se burri në moshën 39-vjeçare, me sa duket i ishte kërkuar të linte territorin francez.

LEXONIE DHE: Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Europian

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.