Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Hajdari sqaron qëndrimin për ‘zgjedhoren’: Parimisht jam dakord, por…

Ndonëse mori pjesë në tryezën e palëve për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari nuk ka pranuar të firmosë dokumentin e nënshkruar mes palëve. Në një reagim për News24, Hajdari shkruan se parimisht është dakord për përmbajtjen e dokumentit në fjalë, por kërkon pak më shumë kohë për t’u njohur me të.

“Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa I përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë.
Si përfundim, ajo cka është më e rëndësishme është fakti që takimi I zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.” shkruan Hajdari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet