Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dy vrasje, nje tentative e rrembim personi, Gjykata i dha lirine, ja per cfare eshte denuar Endrit Dokle

Endrit Dokle i cili fitoi lirine diten e sotme pas nje vendimi te gjykates se Krujes ishte denuar me burg perjete per tri vrasje, disa tentativa vrasje, rrembim personi, armembajtje pa leje dhe mbajtje e trafikim narkotikesh.

Sipas vendimit te gjykates se larte te dates 16 korrik 2014, Endrit Dokle eshte akuzuar dhe denuar nder te tjera edhe per vrasjen e shtetasve Dritan Disha dhe Avni Gashi si dhe vrasjen mbetur në tentative ndaj Lulzim Berishës si dhe për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje e trafikim narkotikësh, citon Lajmifundit.al. Ky vendim i dhene nga gjykata e larte ka qene i formes se prere dhe i zbatueshem.

Vendimi i Apelit:
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle, për kryerjen e veprës penale të “Krijimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i pare të Kodit Penal, e në bazë të këtij neni dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.
4.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000, sipas neneve 78/2-25 dhe nenit 51 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

4.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002, sipas neneve 78/2-25 të Kodit Penal,dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

4.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” në dëm të të pandehurit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal, dhe ne baze te këtyre neneve dënimin e tij me 22 (njëzetedy) vjet burgim. Meqenëse vepra penale është kryer në kuadër të “grupit te strukturuar kriminal”, në aplikim të nenit 334 paragrafi i parë, të Kodit Penal, dënimin e tij për ketë vepër penale me 25(njëzetëpesë) vjet burgim.

4.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” në dëm të të pandehurit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzetëpesë) vjet burgim. Meqenëse vepra penale është kryer në kuadër te “Grupit të strukturuar kriminal”, në aplikim të nenit 334 paragrafi i parë, të Kodit Penal, dënimin e tij për këtë vepër penale me 25 (njëzetepesë) vjet burgim.

4.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” në dëm të të pandehurit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin Gusht, të vitit 2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal, dhe ne baze te këtyre neneve, dënimin e tij me 21 (njëzetenjë) vjet burgim. Meqenëse vepra penale është kryer ne kuadër te “Grupit të strukturuar kriminal”, në aplikim të nenit 334 paragrafi i parë, të Kodit Penal, dënimin e tij per këtë vepër penale me 25(njëzetepesë) vjet burgim.

loading...

4.6 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, në dëm të të pandehurit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 22 (njëzetëdy) vjet burgim. Meqenëse vepra penale është kryer në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, në aplikim të nenit 334 paragrafi i pare, të Kodit Penal, dënimin e tij për këtë vepër penale, me 25 (njëzetëpesë) vjet burgim.

4.7 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, të parashikuara nga nenet 78/2-25 të Kodit Penal, e në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Meqenëse vepra penale është kryer në kuadër te “Grupit të strukturuar kriminal”, edhe në aplikim të nenit 334 paragrafi i parë, të Kodit Penal, dënimin e tij për këtë vepër penale, me burgim të përjetshëm.

4.8 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenit 109/1 dhe 25 të Kodit Penal, e në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.
4.9 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal e në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

4.10 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuar nga nenit 278/2 të Kodit Penal e në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
4.11 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal, e në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim. Meqenëse vepra penale është kryer në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, në aplikim të nenit 334 paragrafi i parë, të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Endrit Dokle për këtë vepër penale me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

4.12 Deklarimin i pafajshëm të te pandehurit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”,të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, në dëm të shtetasve Isuf Morina dhe Kujtim Haxhiaj, të ndodhur me datë 05.05.2005, të parashikuar nga nenet 79/dh-25-22 të Kodit Penal, në bazë të neneve 377; 388/d të Kodit Penal, për arsye se u tërhoq akuza dhe nuk provohet të ketë kryer këtë vepër penale.
4.13 Urdhërohet kthimi i akteve Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në lidhje me veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municioneve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Endrit Dokle, sipas nenit 377 te K.Pr.Penale, sepse u tërhoq kjo akuze nga prokuroria.

4.14 Përfundimisht, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të denimeve, dënimin e të pandehurit Endrit Dokle me burgim te përjetshëm.
4.15 Vuajtja e dënimit për të pandehurin Endrit Dokle fillon nga data e ndalimit te tij, me datë 02.11.2005 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Vendimi i gjykates se larte:
4. Prishjen e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes për të gjykuarin Endrit Dokle, për veprën penale të “Krijimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë të Kodit Penal.
4.1 Ndryshimin e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës s Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë duke e deklaruar fajtor të gjykuarit Endrit Dokle për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000, të parashikuara nga nenet 78/1 -25 të Kodit Penal të miratuar me ligjin nr.7895, datë 27.01.1995 sipas formulimit të ligjit të kohës kur është kryer vepra penale dhe në baze të këtij neni dhe nenit 51 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
4.2 Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë përsa i përket deklarimit fajtor të të gjykuarit Endrit Dokle, llojit dhe masës së dënimit; për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” në dëm të të gjykuarit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal.
4.3 Prishjen e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes përsa i përket kryerjes së kësaj vepre në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal, (sipas pikës 4.2 të këtij vendimi) të parashikuar nga N.334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
4.4 Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë përsa i përket deklarimit fajtor të të gjykuarit Endrit Dokle, llojit dhe masës së dënimit; për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” në dëm të të gjykuarit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal.
4.5 Prishjen e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes përsa i përket kryerjes së kësaj vepre(sipas pikës 4.4 të këtij vendimi) në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga N.334 paragrafi i parë i Kodit Penal.
4.6 Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë përsa i përket deklarimit fajtor të të gjykuarit Endrit Dokle, llojit dhe masës së dënimit për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” në dëm të të gjykuarit Lulëzim Berisha, ndodhur më muajin Gusht, të vitit 2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal.
4.7 Prishjen e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes përsa i përket kryerjes së kësaj vepre (sipas pikës 4.6 të këtij vendimi) në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga N.334 paragrafi i pare i Kodit Penal.
4.8 Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë përsa i përket deklarimit fajtor të të gjykuarit Endrit Dokle, llojit dhe masës së dënimit; për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” në dëm të të gjykuarit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal.
4.9 Prishjen e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes përsa i përket kryerjes së kësaj vepre (sipas pikës 4.8 të këtij vendimi) në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga N.334 paragrafi i pare i Kodit Penal.
4.10 Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë përsa i përket deklarimit fajtor të të gjykuarit Endrit Dokle, llojit dhe masës së dënimit për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, sipas neneve 78/2-22 të Kodit Penal.
4.11 Prishjen e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes përsa i përket kryerjes së kësaj vepre (sipas pikës 4.10) të këtij vendimi në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga N.334 paragrafi i pare i Kodit Penal.
4.12 Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë përsa i përket deklarimit fajtor të të gjykuarit Endrit Dokle, llojit dhe masës së dënimit; për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal.
4.13 Prishjen e vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, dhe të vendimit nr.01, datë 16.01.2012 të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes përsa i përket kryerjes së kësaj vepre (sipas pikës 4.12 të vendimit) në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga N.334 paragrafi i pare i Kodit Penal
4.14 Lënien në fuqi të vendimit nr.45, datë 02.07.2012 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, në lidhje me disponimet për akuzat e tjera për të gjykuarin Endrit Dokle.
4.15 Përfundimisht, pas ndryshimit të pjesshëm të vendimit të gjykatës së apelit për Krime të Rënda, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të gjykuarit Endrit Dokle me burgim të përjetshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet