"Dosja Basha", Balla paralajmeron kallezim te ri per kreun e PD

Aktualitet

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla duket se e ka të pamundur të kapërdijë vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, për lobimin rus.

Ai ka reaguar sërish sot për këtë vendim, duke publikuar disa dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Balla: A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pasaporte diplomatike DB1159763? A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë? A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?

Sipas Ballës, fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para.

Balla: Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Për deputetin socialist, faktet e reja plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri.

ME TE LEXUARAT