Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bosja e kartelit te droges, ‘La Catrina’ qellohet per vdekje nga policia meksikane

 
Maria Guadalupe Lopez Esquivel, 21 vjeçe me emrin ‘La Catrina’, ka gjetur vdekjen në një sulm me policët dhe ushtrinë meksikane.

Ajo ishte në krye të kartelit famëkeq meksikan i cili kreu masakrën e muajit tetor ku gjetën vdekjen 13 oficerë policie dhe dyshohej se ishte pjesë e dy bandave që morën pjesë në vrasjen e tre nënave dhe 6 fëmijëve të tyre në fillim të muajit nëntor.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, gruaja e re ishte në një shtëpi të sigurt me disa anëtarë të kartelit të armatosur kur policia dhe ushtria nisën sulmin.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit ‘La Catrina’ u plagos dhe humbi jetën disa minuta më vonë në helikopterin që e transportonte për në spital.

‘La Catrina’ besohet se iu bashkua kartelit në vitin 2017 dhe pas pak kohësh u ngjit në sferat e larta të klanit.

Ajo ishte shpallur në kërkim nga autoritetet dhe akuzohej për kryerjen e vrasjeve, zhvatjeve dhe rrëmbimeve.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet