Basha pas takimit me aleatët: Pala tjetër të mos vonojë asnjë çast për reformën

Politikë

TIRANË

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas takimit me aleatët e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha zbuloi disa nga hapat që marrë nga opozita e bashkuar për Reformën Zgjedhore.

Duke folur për media, Basha nuk la pa përmendur dhe faktorin ndërkombëtar, teksa tha se kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për të shtyrë drejt një produkti, që nuk duhet vonuar më asnjë çast.

“Falënderoj faktorin ndërkombëtar, për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti që është vonuar katër muaj dhe s’duhet të vonohet më. I bëj thirrje palës tjetër të mos vonojë më asnjë çast për t’i dhënë shqiptarëve Reformën Zgjedhore. Nuk ka tryezë nga komisioni i posaçëm. Ne, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, kemi mundësuar një proces, ku të dakordohen mbi propozimin tonë të tetorit. Çdo vendim me konsensus dhe transparencë totale”, tha Basha.

Ndërkohë, pyetjes, nëse do preket çështja e sistemit zgjedhor, Basha iu përgjigj: “Në emër të opozitës së bashkuar dua të rikonfirmoj se jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar çfarëdo sistemi, që ata duan të praktikojnë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë transparente. Problemi kryesor ka qenë shit-blerja e votës, mosndëshkimi i krimeve elektorale”.

ME TE LEXUARAT