Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Valverde: Nuk jam krenar për ndërhyrjen ndaj Morates, por s`kisha rrugë tjetër

0

Federico Valverde ishte protagonist i ndeshjes finale të Superkupës së Spanjës në mes të Realit dhe Atleticos.

Mesfushori bëri një ndërhyrje ndaj Alvaro Morates që ishte i vetëm përballë portës së Realit duke shamngur ndoshta një gol të sigurt e me shumë mundësi edhe humbjen pasi kishin mbetur vetëm edhe pesë minuta lojë.

Mirëpo, Valverde tha se nuk ishte krenar për atë se çfarë kishte bërë porse nuk kishte zgjidhje tjetër për të shpëtuar skuadrën.

“Nuk jam fare krenar për veprimin qe bëra, por s’kisha mënyrë tjetër për ta ndalur. E bëra për të mirën e skuadrës. I kërkova falje menjëherë Morates. Simeone m’u afrua dhe me tha që të gjithë do të kishin bërë të njëjtën gjë”, deklaroi Valverde.

Leave A Reply

Your email address will not be published.