Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Skandal përgjimesh në Maqedoninë e Veriut, publikohet biseda mes dy zyrtarëve

0

Portali “Ekonomski Lider” publikoi një audio incizim, në të cilin zhvillohet bisedë mes Tome Mojsovskit, këshilltar i ministrit për Bujqësi Trajan Dimkovski dhe personit të ashtuquajtur Jovan, i punësuar në Inspektoratin e bujqësisë në Ohër.

Në biseda dëgjohet se si Mojsovski kërcënon inspektorin nga Ohri që të shfuqizojë një koncesion të caktuar dhe të japë dorëheqje, përcjell TV21.

Tome Mojsovski: “Kam disa punë të cilat duhet t’i rregullojmë urgjent”.

Personi Jovan: Çfarë duhet, më thuaj?

Tome Mojsovski: Ka dy punë. E para është të rregullosh gjithë procedurën me kontrollet mbikëqyrëse…

Personi Jovan: Mirë.

Tome Mojsovski: Ndërsa puna e dytë është të japësh dorëheqje… shfuqizoje koncensionin e koncensionerit. Nëse nuk e bën këtë, dorëzo kërkesë dhe kërko dorëheqje.

Tjetër nuk di çfarë të them, përderisa nuk bëhen probleme me të mëdha, të lutem, për ty dhe për familjen tënde. D.m.th. dy punë të kërkova: njëherë rregulloje punën pastaj nga gjithçka distancohu.

Pas publikimit të kësaj bisede, ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski menjëherë doli në konferencë për media. Dimkovkski thotë se incizimi është publikuar nga portal i afërt me VMRO-DPMNE dhe me këtë veprim duan të mbrojnë persona të cilat kanë kryer vepra penale. Dimkovski thotë se këshilltari i tij ka kërkuar nga personi në fjalë të veproje në përputhje me ligjin dhe të mos i mbroje ato të cilët kanë shkelur ligjin në lidhje me koncesionin në liqenin e Ohrit.

“Personi i përmendur në incizim është direkt i obliguar dhe përgjegjës në emër të Inspektoratit për bujqësi ta ndjeke koncensionerin, të ndërmarre masa për respektim dhe përmbushjeve të detyrimeve. Në shumë takime që i kemi zhvilluar më është thënë se ky person nuk e ka kryer detyrën e tij, ikë nga bashkëpunimi me policinë e liqenit dhe 3 muaj në përgjithësi nuk ka bërë mbikëqyrje për ekzekutim të koncensionit”, tha Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.

Ministri shton se muajin e kaluar ka arritur njoftim nga Qendra rajonale për punë ndërkufitare në të cilën thuhet se mungojnë veprimeve të ndërmarra nga Inspektorati shtetëror për dhe se koncensioneri ka të punësuar persona të cilët janë të njohur për vepra penale për tregti me peshq dhe lëndë narkotike.
Kjo është kronika televizive e TV21 në Maqedoni në lidhje me ngjarjen:

Leave A Reply

Your email address will not be published.