Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pergjimet me Zogun e Tiranes, Elda Shabani: 50 euro ishin per intervista

Pasi u shfaq në përgjime me “Zogun e Tiranës”, Elda Shabani e njohur ndryshe si “Madonna shqiptare”, ka reaguar sot në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel.

Këngëtarja, e akuzuar se është pjesë e rrjetit të prostitucionit me Hermes Nikaj, ka thënë se “50 Eurot” e përfolura ishin një lloj “pagese simbolike” që artistët jo shumë aktivë në televizion duhet të bënin, që të siguronin intervista.

“Kam dëgjuar nga Hermesi punën e 50 eurove, por për punë intervistash.Më ka ndodhur mua personalisht. Artistë që nuk janë shumë aktiv në televizion dhe kanë dëshirë të reklamohen nëpër intervista kërkonin ndihmë nga Hermesi.

Ishte një lloj pagesë simbolike,” është shprehur Elda sot në “Shqipëria LIVE”.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet