Paketa ‘Anti-shpifje’, ish-deputetja e LSI: S’do e shohe driten e diellit

Politikë

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në lidhje me “Paketën Antishpifje”, e cila u kthye sërish për shqyrtim në Kuvend nga presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Mehmetaj tha se reagimi i Zyrës së OSBE për Mediat lidhur me dekretin e Metës për ta rikthyer “Paketën Antishpifje” në parlament, jo vetëm mbështet vendimin e Presidentit, por i jep të drejtë edhe kundërshtimit pothuaj 1 vjeçar të komunitetit të gazetarëve dhe opozitës ndaj kësaj pakete.

Ajo tha mes të tjerash se; ““Paketa Antishpifje” e miratuar pak javë më parë nga zyra noteriale e Edi Ramës (kupto Parlamenti i Shqipërisë) nuk do e shohë dritën e diellit.”. Vendimi i Metës u përkrah edhe nga Reporterët pa Kufij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I ISH-DEPUTETES

A nuk është turp e për të ardhur keq që ndërkohë që qeveria e kryeministri ynë drejtojnë Presidencën e OSBE, atakohen nga vet ky institucion si shantazhues të medias e pengues të lirisë së shprehjes e mendimit?

Reagimi i Zyrës së OSBE për Mediat lidhur me dekretin e Presidentit për ta rikthyer “Paketën Antishpifje” në parlament, jo vetëm mbështet vendimin e Presidentit të Republikës, por i jep të drejtë edhe kundërshtimit pothuaj 1 vjeçar të komunitetit të gazetarëve dhe opozitës ndaj kësaj pakete.

Reagimi i sotëm i zyrës së OSBE për Median nuk është i pari. Shprehimisht ata kanë folur mbi kërcënimet që “Paketa Antishpifje” i sjell medias. Edhe sot ata ritheksuan nevojën që kjo paketë të rishikohet dhe të rishkruhet duke u shqetësuar mbi të gjitha nga gjobat dhe përdorimi i institucioneve shtetërore si vegla presionuese.

“Paketa Antishpifje” e miratuar pak javë më parë nga zyra noteriale e Edi Ramës (kupto Parlamenti i Shqipërisë) nuk do e shohë dritën e diellit. Edhe nëse prapë ky akt do noterizohet nga zyrat ilegjitime parlamentare, asnjë shqiptar nuk do e tolerojë zbatimin e tij, sepse asnjë shqiptar nuk mund ta tolerojë rikthimin e diktaturës në vend.

ME TE LEXUARAT