Lleshaj: Policia institucioni me i besueshem ne vend, 2020 viti i sigurise rrugore

Aktualitet

TIRANË

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e repartit të RENEA-s tha se Policia është institucioni më i besueshëm nga qytetarët në Shqipëri si dhe shtoi se për 2020 prioritare do të jetë Policia rrugore.

Lleshaj deklaroi se 2020 do të jetë viti i ‘sigurisë rrugore’.

FJALA E SANDËR LLESHAJ

Policia është institucion themelor i shtetit shqiptar i cili mban barrën e sigurisë. Shumë rënie dhe suksese por më shumë se cdo gjë tjetër, por sot ne jemi tek shifra 107 si shtet, komb dhe Polici e shtetit shqiptar. Duhet të jemi mirënjohës për ata që shërbyen në Polici nga periferia në qendër, punonjës, specialistë të të gjitha niveleve.

Mirënjohje atyre që i dhanë jetën Policisë. Shumë prej veteranëve i shpreh mirënjohje për shërbimin ndaj vendit. 107 vjet janë një frymëzim për të ardhmen dhe Policinë tonë. Nëse brezat ja dolën në kushtet e tyre ne do ia dalim në kushte shumë më të përshtatshme.

Policia kryeson institucionet më të besueshme, e dimë se jemi larg pritshmërisë dhe larg mundësive dhe ambicieve tona për Polici moderne. E dimë mirë se ç’duhet të arrijmë. Me çfarë mjete dhe burime.

Fushëbeteja kryesore është krimi i organizuar ose jo i organizuar. Qeveria shqiptare me në krye Ramën dhe në bashkëpunim me partnerët po punon në dy drejtime. Përmirësimin e një kuadri ligjor për të luftuar krimin, që Policia të ketë fuqi për të vepruar.

Fuqizimi i Policisë dhe ambienteve të saj. Reparti i ri i RENEA-s është vetëm një element. Do të kemi dhe projekte të reja për Policinë. Falenderoj ambasadorin Soreca dhe Komisionin Europian për ndihmën që japin në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Policia rrugore do të ketë në 2020 një vëmendje të gjerë dhe do të arrihet një siguri rrugore e lartë. Ky do të jetë viti i sigurisë rrugore. Gëzuar 107- vjetorin e Policisë shqiptare.

ME TE LEXUARAT