Lleshaj paralajmeron paketen me masa te reja ligjore per aksidentet

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se si pasojë e aksidenteve vdesin më shumë njerëz se sa nga ngjarjet kriminale. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Lleshaj theksoi se në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë me masa ligjore, administrative dhe operacionale për rritjen e sigurisë në rrugë.

Mes të tjerash ministri fton qytetarët që të japin kontributin e tyre për propozime në këto fusha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Kjo qasje do të njohë intensifikim të mëtejshëm çdo ditë që vjen.

Papërgjegjshmëria në rrugë vret më shumë njerëz sesa vetë krimi, ndaj të gjitha forcat duhet të bashkohen për të mbrojtur jetën njerëzore, përballë saj.

Në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë ma

masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike për më shumë siguri në rrugët tona.

Të gjithë janë të ftuar për kontribut me ide, propozime dhe rekomandime në të gjitha këto fusha.

Së shpejti do të ofrohen edhe mundësi teknike për qytetarët që duan të angazhohen në këtë proces shumë të rëndësishëm.

2020: Viti i Sigurisë Rrugore.”, shkruan Lleshaj.

ME TE LEXUARAT