E mitura u perdhunua nga bashkemoshataret, sot nxenese e shkelqyer

Aktualitet

Përdhunimi i 13-vjeçares nga 8 bashkëmoshatarët e saj në Kavajë ishte padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri në vitin 2019.

Abuzimi me të miturën vijoi për rreth dy muaj, deri në momentin kur vajza me prindërit e saj denoncuan ngjarjen në polici.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme, në emisionin ‘Historia ime’, në Tv Klan ishte e ftuar drejtoresha e Agjencisë së Krimit tek Minorenët Alma Tandili, e cila për rastin në fjalë u shpreh se është një rast suksesi.

Vajza është integruar mjaft mirë në shoqëri, ka përfunduar edhe shkollën me rezultate të shkëlqyera dhe e gjitha kjo falë bashkëpunimit dhe ndërhyrjes së gjithë komponentëve.

Alma Tandili: Është shumë çështje delikate se herë flasim për këtë rast. Ne kemi qenë të dyjanë një emision, bashkë me profesor Gëzim Tushën. Është parashikimi i asaj që unë kam thënë që në filim të emisionit, është një rast suksesi.

Mirela Milori: Vajza është mirë?

Alma Tandili: Vajza është shumë mirë.

Mirela Milori: Është integruar?

Alma Tandili: Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera, falë bashkëpunimit, falë ndërhyrjes me terapi të menjëhershme. Kjo tregon që kanë funksionuar të gjitha hallkat, ka funksionuar edukimi, kanë funksionuar të gjitha institucionet, arsimi, shoqëria dhe familja që është më e rëndësishmja.

ME TE LEXUARAT