Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Avokati i Bashës: Akuzat ndaj kreut të PD sajesë, prokuroria bëri gjueti shtrigash

Ish Deputeti i PD-së Eduart Halimi, ne cilesine e avokatit te Lulzim Bashes ka folur pas seances duke përshëndetur vendimin e gjykatës e cila pushoi ceshtjen ndaj kryedemokratit.

“Vendimi i sotëm i gjykatës ishte një vendim drejtësie. U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e prokurorisë, se gjithçka ishte një akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërciprisht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje Partia Demokratike dhe nuk kishte asnjë vepër penale.

Nuk ishte shkelur asnjë ligj nga Partia Demokratike dhe as nga zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në vend tjetër”, tha Halimi.

Ai theksoi me tej se ne seance: U vërtetua katërciprisht se vepra penale nuk ekzistonte, fakti nuk ekziston, dhe vendimi i sotëm është një vendim për tu përshëndetur. Pra, ishte një vendim drejtësie.

“Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj Partisë Demokratike”, beri me dije Halimi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet