Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama anashkalon Gent Cakajn, emeron Ditmir Bushatin ne presidencen e OSBE

Kryeministri Edi Rama duket se ka rikthyer besimin tek Ditmir Bushati nje vit pasi e largoi ate ftohtesisht nga ministria e Jashtme duke emeruar nje personazh te shumeperfolur si Gent Cakaj.

Në janar të 2019 Kuvendi me propozim të kryeministrit Rama shkarkoi nga detyra e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Vendin e tij Rama si funksion ministri e mbajti vete por me pas ia delegoi zv.ministrit Gent Cakaj.

Një vit pas nje sere qëndrimesh të kundërta madje edhe debatesh e kritikash ne ditance, kryeministri Rama ka treguar se nuk e ka humbur konsideratën për ish-ministrin e tij të Jashtëm kur e ka caktuar si të dërguarin e tij të posaçëm në OSBE.

Mbajtja e Presidencës se radhes nga Shqipëria do të kerkoje angazhim dhe per kete aresye duket se në çdo takim ku kryeministri Rama do të mungojë, vendin e tij në krye të tryezës do ta ketë Ditmir Bushati.

Funksioni i të dërguarit të posaçëm nuk është një post ekzistues në hierarkinë e OSBE-së, por me pëlqim të kryeministrit do të jetë pikërisht Ditmir Bushati ai që do të përcjellë qëndrimet e drejtuesit të organizates dhe reflekton qëndrimet e Shqipërisë në çdo takim ku Rama do të mungojë.

Nga ana tjeter Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj te cilit natyrshem o takonte detyra qe ka marre Bushati, do të vijojë punën e tij si ministër i jashtëm. Ne anen tjeter, axhenda e OSBE-së i është besuar e gjitha ish-ministrit Bushati dhe ambasadorit të OSBE-së për Shqipërinë, Igli Hasani.

Njoftimi per emerimin e Bushatit eshte postuar në faqen zyrtare të organizatës, duke kryesuar ekipin i cili do të drejtojë Presidencën shqiptare në të gjitha fushat ku do të përfshihet kryesimi i Shqipërisë.

Ne fakt duket se proceset kane ardhur natyrshem ne keto levizje, pasi mardhenia e Rames me Bushatin duket se ka ardhur ne zbutje nderkohe qe eshte agravuar raporti i kryeministrit me Gent Cakajn per te cilin thuhet se ka humbur besimin e kreut te mazhorances.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet