Juventusi “kampione dimri”, lëndohen rëndë dy lojtarë të rëndësishëm

Sport

Skuadra e Juventusit nuk gabon dhe përfiton nga hapi “fals” i Interit, duke u shpallur zyrtarisht “kampione e dimrit” në Serie A.

Bardhëzinjtë e Sarrit fituan në transfertën e vështirë të Romës, duke mposhtur djemtë e trajnerit Fonseca 2-1.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndeshja filloi mire për torinezët, me një gol qysh në minutën e tretë të mbrojtësit turk Demiral që befason portierin Pau Lopez.

Kryeqytetasit nuk kanë mundësi të reagojnë, sepse 7 minuta më vonë një ndërhyrje e gabuar lejon Cristiano Ronaldon të transformojë me penallti.

Juventus administron mirë në pjesën e parë dhe në fillimin e pjesës së dytë, por ul ritmin dhe ndoshta vëmendjen dhe pëson sulmet e Romës, ku boshnjaku Dzeko godet edhe një shtyllë.

Pak minuta më vonë, një prekje me dorë e Alex Sandro prodhon një penallti që romanisti Perotti nuk gabon. Roma mundohet të barazojë, por është Juventusi që mund të shënoi sërish, madje arrin me Higuain, por anulohet për një pozicion jashtë loje milimetrike.

Me fitoren e sotme, Juventusi m e 48 pikë është në krye të klasifikimit, dy pikë më shumë se Interi.

Duhen nënvizuar edhe dy dëmtime të renda për dy lojtarë të rëndësishëm. Autori i golit të parë Demiral dhe talenti romanist Zaniolo kanë lënë fushën pothuajse duke qarë, dhe mendohet se do mungojnë gjatë nga fusha e blertë, me këtë të fundit që mund të mos luaj as fazën finale të Europianit. a2cnn

ME TE LEXUARAT