Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Irani hedh 6 predha ne bazen ku ndodhen ushtarët amerikanë në Irak

Nuk ndalen sulmet drejt bazave ushtarake në Irak. Sipas burimeve, të paktën 4 ushtarë irakianë janë plagosur në bazën e rëndësishme të Balad, rreth 50 kilometra nga Bagdadi, brenda së cilës ka edhe një kontingjent të forcave ajrore amerikane.

Sulmet kulmuan me hedhjen e 6 predhave me mortajë, që ranë në një rrugë në brendësi të bazës. Të enjten një raketë e ardhur nga rajoni verior i Salahudinit kishte shpërthyer në afërsi të bazës.

Ky është sulmi i fundit ndaj forcave irakiane dhe amerikane pas 22 raketave të hedhura nga forcat iraniane në bazat e Erbil dhe al-Asad si përgjigje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet