Basha flet per vrasjen e biznesmenit: Eshte kthyer snajperi ne profesion

Politikë

Kryetari i PD Lulzim Basha gjate bashkebisedimit me gazetaret foli edhe per situaten e rendit ne vend duke permendur edhe rastin e vrasjes me snajper te bizmesmenit Kastriot Reci.

“Dje kam pasur takime me investitorë italianë, të çilët duan që të investojnë por problem kanë korrupsionin. I njëjti tender për të njëjtin shërbim kushton 5 herë më pak në Itali, sesa këtu. Këtu është futur snajperi për profesionit, dhe vriten njerëzit në mes të rrugës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E kujt është përgjegjësia?! Që dalin kryebashkiakë të përfshirë në drogë, dhe hidhen granata rrugës. E kujt është përgjegjësia? E njerëzve?! Zgjidhja është përmes zgjedhjeve në orë e më parë. Ta harrojë Edi Rama se 2020 do të jetë një vit zvarritjesh të pashmangshme. Ne përgjegjësitë tona i kemi marrë.

Ne do të jemi para jush për të marrë në dorë fatin tuaj. Do të jeni ju që do të vendosni me votë, Kjo është beteja që ka nisur që prej vitit të kaluar dhe s’do i ndajë shqiptarët. Ka dy dosje të shitblerjes së votës në prokurori.

Këto janë testi i madh i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Hetimi i koncesioneve dhe oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe të pushtetarëve të lidhur me oligarkët është testi numër dy.

Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhej të ishte. Thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare, shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie.”, tha Basha

ME TE LEXUARAT