Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Unaza e Madhe/ IKMT nis neser shembjen e 5 objekteve tek ish-sheshi Shqiponja

 
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit, ditën e nesërme do të rifillojë aksionin për prishjen e godinave të tjera që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Burimet bëjnë me dije se ditën e nesërme do të prishen 5 objekte, ndërsa aksioni do të fillojë që në orën 6:00 të mëngjesit. Ndërkohë më datë 10 janar do të shembet edhe një objekt tjetër por në këtë rast sipas IKMT do të përdoret lëndë plasëse.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Drejtoresha e IKMT, Dallëndyrshe Bici, e cila pohon se objektet që do të prishen janë pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës (ish shqiponja).

” Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit, rifillon neser, dt 09.01.2020, ora 6.00, prishjet ne gjurmen ku do te shtrihet Unaza e Madhe. Jane planifikuar te prishen 6 objekte, nga te cilat nje me shperthim te kontrolluar, qe do te realizohet nje dite me pas. Objektet qe do te prishen, ndodhen prane rrethrrotullimit ne hyrje te Tiranes (ish shqiponja).” njofton IKMT.

Nisja e shembjes së objekteve në zonën e Astirit pati përplasje të mëdha mes punonjësve të IKMT dhe banorëve të kësaj zone. Protesta më jetë gjatë në Shqipëri ajo e banorëve të Astirit, u mbyll me shembjen e 33 objekteve, nga IKMT më 12 nëntor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet