Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Si u vra ne Rome Gasper Reci me 100 mije euro me vete, vellai i Kastriot Recit

Një atentat mafioz ndodhi në Romë me 26 prill 2017, ku u qellua me 4 plumba emigranti shqiptar Gaspër Reçi, 43 vjeç.

Viktima eshte vellaii Kastriot Recit, te vrare diten e djeshme me 7 janar 2020 ne Rreshen.

Policia italiane ka hetuar krimin e rëndë, dhe tha pas ngjarjes se kishte dy pista, per shkak te denimit te viktimes per trafikim droge.

Pista e parë është ajo e ndonjë hakmarrje dhe e dyta e trafiqeve të drogës. Por kjo pistë e dytë është përforcuar edhe më shumë pasi policia gjeti në shtëpinë e 43-vjeçarit shqiptar, 100 mijë euro të fshehura.

Sipas medias italiane, krimi ishte një larje hesapesh e pastër. Kurthi ishte ngritur në atë mënyrë që 43-vjeçari të mos kishte shpëtim, ka thënë policia italiane, shkruan Il Messaggero.

Ftohësia dhe mënyra si është bërë krimi, tregon se vrasësit kanë qenë profesionistë dhe kriminelë të regjur. Shqiptari jetonte prej vitesh në rrugën “Simeri Crichi” në Romë, së bashku me familjen.

Pas krimit, policia ka kontrolluar edhe banesën e tij, që ishte pranë vendit të ngjarjes dhe aty përveç sende të tjera ka gjetur shumën prej 100 mijë eurosh. Janë marrë disa dëshmi, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për dy vrasësit me ‘Smart’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet