Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Po kalonte autostraden, furgoni perplas 60-vjeçarin ne aksin Tirane-Durres

 
Një aksident tragjik nga pakujdesia ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:15, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Marikaj” ku këmbësori ende i paidentifikuar ka tentuar të kalojë mes për mes autostradës por është përplasur për vdekje nga nëj makinë furgon tip ‘Benz’.

Sipas policisë furgoni drejtohej nga F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në komisariat. Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet