Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2020, ku renditet Shqipëria

Platforma Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020. Renditja u bë në bazë të numrit të vendeve që mund të kenë akses poseduesit e këtyre pasaportave.

Vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione.

Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione. Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermania renditet e treta gjithashtu me 189 destinacione.

Italisë renditet në vendin e 4 me 188 destinacione. SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione.

Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione. Të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.

Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bonje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.

Ndërsa Kosova mban vendin e 99 me 40 destinacione. Në vendin e fundit rënditet Afganistani me 26 destinacione.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet