Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Huawei mund të mbështesë Britaninë me rrjetet 5G

Gjiganti i teknologjisë kineze Huawei pritet të sjellë rrjetet 5G në territorin britanik. Shefat e sigurisë në Britani kanë dhënë konfirmimin e tyre për kryeministrin Boris Johnson. Sipas një prej drejtuesve të sigurisë për The Mail: “Ekuilibri midis sigurisë kombëtare dhe përfitimit ekonomik për Mbretërinë e Bashkuar është diçka që mund të menaxhohet me siguri”.

Kryeministri Johnson pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në javën e tretë të janarit për të marrë një vendim nëse kompanisë së diskutuar mund t’i besohet përditësimi i rrjetit 5G. Huawei ka mohuar vazhdimisht akuzat e spiunazhit.

Drejtuesit britanikë të shërbimit të sigurisë kanë dhënë konfirmimin e tyre për t’i lejuar kompanisë Kineze të mbështesë me elementë ‘jo thelbësorë’ operatorët e telekomunikacionit në Britani për përhapjen e internetit me shpejtësi më të lartë për celularët. Nga ana tjetër, një veprim i tillë rrezikon një debat me SHBA-në, e cila është treguar më strikte me Kinën.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare ishte paralajmëruar më parë se përjashtimi i Huawei-t në rrjetin 5G të Mbretërisë së Bashkuar rrezikon ta lërë Britaninë në epokën e errët teknologjike.

Siç dihet, Huawei është aktor kryesor në treg dhe nxitës i novacionit duke udhëhequr fushën e kërkimit, zhvillimit në raport me çmimin që ofron. Aktualisht ekzistojnë vetëm pesë prodhues të pajisjeve 5G në tregun botëror përkatësisht: Nokia, Ericsson, Samsung, ZTE dhe Huawei. Investimet e Huawei-t në kërkim dhe zhvillim kalojnë sëbashku Nokia-n dhe Ericsson-in.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet