Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arber Cekaj ia plas prokurorit: Perhapi lajme se kam folur per kokainen, me rrezikoi familjen

Pasi e kallëzoi penalisht me pretendimin se ka manipuluar provat, Arbër Çekaj, administratori i Arbi-Garden, porositësi i kontejnerit me banane ku u sekuestruan 613 kg kokainë, ka shpërthyer në akuza ndaj prokurorit të SPAK, Edvin Kondili.

Çekaj akuzoi prokurorin se ka përhapur lajme të rreme, ku pretendohet se ai ka folur dhe ka bashkëpunuar me autoritetet ku ka nxjerrë emra të tjerë, duke vënë sipas tij në rrezik jetën e familjarëve.

“Prokurori përhapi lajme se unë kam folur dhe nxjerrë emra të tjerë, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve të mi edhe të babait të moshuar. Unë s’do ta bëja këtë për familjen e prokurorit.”, tha para togave të zeza Çekaj.

Ai shtoi se prokurori e ka personale me familjen e tij, për shkak të mbiemrin dhe origjinës së tij nga Tropoja. “Unë jam në burg, se jam prej Tropojë. Se kam pas një mbiemër, (Kuliçaj) që si pëlqen prokurorit. Ai e ka personale me familjen time.”, tha ai.

Biznesmeni nuk i kurseu akuzat, ndërsa shtoi se: “Nëse SPAK s’ka prokurorë të tjerë, propozoj një nga Serbia meqë tani kemi dhe marrëdhënie të mira”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i prokurorit, i cili ishte i pranishëm në sallë, duke i sugjeruar të pandehurit që mos të kërcënojë. “Kërcënimet s’ti këshilloj, pasi s’më shqetësojnë”, tha prokurori.

Avokatët e tij kanë kërkuar pezullimin e gjykimit derisa KLP të shqyrtojë kërkesën per përjashtimin e Edvin Kondilit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet