Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Meta me tone te ashpra: Rilindja ka plan te zhbejne Shqiperine

 
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, u është rikthyer akuzave tepër të ashpra në adresë të mazhorancës dhe “rilindasve ndërkombëtare”, që sipas tij, kanë projekt zhbërjen e Shqipërisë.

“Statistikat demografike dhe paralajmerimet e nje sere institucioneve prestigjoze jane teper serioze dhe flasin per nje shpopullim te frikshem te Shqiperise. Une e kam denoncuar prej kohesh nje projekt antikombetar per zhberjen e Shqiperise. Kam folur me fort dhe i pari per ta frenuar dhe ndaluar kete projekt antikombetar. Rilindja vendase dhe Rilindasit nderkombetare ka ne plan te zhbeje Shqiperine. Nuk eshte hera e pare qe e them kete”, ka denoncuar Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit bëri me dije se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nëse ka frikë se “Venecia” mund t’i japë të drejtë mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese, Meta sqaroi se “nuk ka asnjë shans që Komisioni i Venecias te hedhe ne koshin e plehrave emrin dhe reputacionin e vet”.

I pyetur ne lidhje me videot per Dvoranin, Meta tha “videot do te vazhdojne. Ka plot te tjera ne pritje. Perderisa te tjeret dezinformojne, une jam i vendosur per te bere transparence”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet