Vrasje ne Tropoje, ekzekutohet biznesmeni Guxim Gjuriqi

Aktualitet

Biznesmeni Guxim Gjuriqi pronar i nje karburanti eshte vrare ne Tropoje pak para mesnates. Krimi ndodhi para lokalit ne pronesi te tij ne rrugen e spitalit.

Tropojë/Informacion paraprak.

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen "Partizani" , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi Guxim Gjuriqi, 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Burime nga Tropoja bejne me dije se viktima nuk njihej per konflikte ndersa ishte babai i dy femijeve.

ME TE LEXUARAT