Monika Kryemadhi: LSI nuk futet në zgjedhje pa reformën zgjedhore

Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim Monika Kryemadhi foli ne emisionin "Top Talk" për hapat dhe platformat që do të marrë partia e drejtuar prej kësaj këtë vit të ri kalendarik.

Kryemadhi u shpreh se reforma zgjedhore është një nga prioritetet e këtij viti për partinë e saj, por edhe për opozitën në përgjithësi. Ajo tha se buxheti i shtetit nuk ka pse të financojë partitë politike, por këtë parti sipas saj duhet të financohen nga kodistacionet e Kryetarëve të Partive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Kryemadhi u shpreh kundër reformës zgjedhore aktuale në Shqipëri, ajo premtoi se Lëvizja Socvialiste për Integrim do të bëjë një “Vet-Veting”, për personat që do të dëshirojnë që të jenë kandidatë për deputet pranë partisë së drejtuar prej saj. Në këtë mënyrë tha ajo do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore, nuk po negociojmë me Ramën, kemi sfasilituar të gjitha tryezat të OSBE-së dhe të ODIHR-it për sa i përket përgatitjes së pesë kushteve apo disa rekomandimeve që ka bërë OSBE dhe ODIHR-it. Ne kemi një qëndrim ndryshe për sa i përket financimit të partive politike. Nuk jemi dakord që të financohen nga buxheti i shtetit partitë politike.

Pothuajse po bimë dakord edhe me Partinë Demokratike, ne mendojmë që taksapaguesit shqiptar nuk kanë pse të paguajnë për po themi aktivitetet politike të partive të opartive politike. Edhe sikur ta bëjnë për partitë parlamentare ne nuk na duket normale, besoj që taksat e shqiptarëve mezi dalin për arsimin dhe shëndetësinë. Kanë kodistacionet e kryetarëve të partisë dhe kjo është e mjaftueshme”, tha Monika Kryemadhi.

Më tej ajo tha:

“Ne kemi bërë një grevë urie në 2008-tën për sa i përket procesin zgjedhor. Sot ajo që është më e rëndësishme dhe që mendojmë ne kërkojmë përfshirjen e të gjithë grupeve të interesit. Sigurisht nëse do të bëhet diskutimi për sistemin për të bllokuar procesin zgjedhor do të bëhet më e vështirë, mos harrojmë që sistemet zgjedhore dhe ne ndaj jemi në këtë.

Ne i kemi përdorur të gjitha sistemet zgjedhore mazhoritar, proporcional e të tjera me radhë. Ne kemi qenë proporcional me lista të hapura në 2008-ës sepse kjo i jepte një farë demokracie. Ne si lëvizje Socialiste për Integrim do ta rikuperojmë nëse nuk ndryshon sistemi do ta rikuperojmë brenda partisë tonë”.

ME TE LEXUARAT