Nis rivlerësimi i banesave me 3 % prej të hënës

Aktualitet

Prej ditës së hënë, afro 50 mijë qytetarë do të kenë mundësinë të përfitojnë për të kryer procesin e rivlerësimit të banesave. Me një vendim të parlamentit, tatimi i aplikuar për diferencën mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes është ulur nga 15 në 3 përqind.

Afati i rivlerësimit do të jetë deri në muajin shtator dhe qeveria parashikon se efekti financiar do të jetë rreth 40 milionë dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër rivlerësim u bë në vitin 2017 dhe buxheti i shtetit arkëtoi 20 milionë dollarë, ndërsa qytetarët përllogaritet se kursyen afro 156 milionë dollarë.

Rivlerësimi i pasurive do të lejojë qytetarët që të deklarojnë vlerën reale të pasurisë dhe të paguajnë një taksë prej 3 % të diferencës mes vlerës së tregut me çmimin fillestar, duke bërë që në momentin e shitjes së banesës të paguhet më pak tatim-fitim.

Kjo është hera e tretë që prej vitit 2009 që qeveria mundëson rivlerësimin e pasurive./tvklan

ME TE LEXUARAT