Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video, makina me shpejtësi sketerrë, përplas Golf-in, shtyp këmbësorët në trotuar

Aksidenti i rëndë qe ndodhi rreth mesditës, në 15:05 në rrugën “Xhanfize Keko” në Porcelan, Tiranë ka pasur si shkak tejkalimin e shpejtesise. Dy kalimtarë në trotuar mbetën të vdekur në vend. Ata janë identifikuar, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.

Kamerat e sigurisë të kompanisë “Aleat” kanë filmuar skenën e aksidentit. Në këto pamje, ku shihet automjeti Volkswagen Beetle me targa AA544 SX, me drejtues Etjon Lazrin që futet në parakalim me shpejtësi të lartë, duke përplasur fillimisht mjetin “Golf 6” me targa AA 758 YZ.
https://business.facebook.com/lajmifundit.al/videos/2525114274395803/
Nga përplasja e fortë, VW Beetle është spostuar disa metra, duke u përplasur shtyllën e ndriçimit, më tej dy këmbësorët që ndodheshin përpara vijave të bardha. Fatkeqësisht në këtë aksident mbeten të vdekur dy persona të pafajshëm, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.

Burimet nga policia thonë se drejtuesi i mjetit Etjon Lazri dyshohet se përpos shpejtësisë ka qenë edhe nën efektin e alkoolit.

Policia në njoftimin paraprak tha se “Rreth orës 15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë firmës “Aleat”, mjeti me targë, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ku Etjon Lazri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet